VIDEO/ Gëzim Myshketa në 'Odeon': I shoh njerëz të tulatur në Shqipëri do doja t’u dhuroja....

21:23, 09/03/2024
A+ Aa A-

Baritoni Gëzim Myshketa komentoi vendin që zë kultura në Shqipëri. Ai u shpreh se i duhet dhënë më tepër rëndësi të bukurës estetike dhe shpirtërore, ndërsa tregoi edhe dëshirën që ka për bashkëkombasit e tij.

 “Kultura fatkeqësisht në vendin tonë nuk zë vendin që duhet të ketë. Tani jo për të dhënë mend, por më shumë kulturë, arsim edhe dëfrim të shëndetshëm se sa kronika vrasjesh edhe gjëra që janë pjesë e jetës. Opera nuk është vetëm  Gianni Schicchi dhe të qeshura. Opera është edhe Makbeth. Një dëshirë që unë do kisha do ishte: Sikur të kisha kohë të vija dhe të bëja një program timin, në Shqipëri që ti bëja njerëzit dy orë në ditë për të qeshur. Ti kapja nëpër rrugë, t’i intervistoja. Shpeshherë i shoh njerëzit të tulatur edhe të lodhur nga aktualiteti, vështirësitë e jetës që janë kudo, por gjëja që do të doja t’u dhuroja shqiptarëve është pak pozitivitet”, tha Gëzim Myshketa.

Baritoni e mbylli rrëfimin duke falënderuar të gjitha ata që e ndjekin me kërshëri në çdo interpretim në skenë e në çdo dalje televizive. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco