VIDEO/ Gëzim Myshketa jep lajmin e shumëpritur, ja kur do të ngjitet në skenë me Ermonela Jahon

21:23, 09/03/2024
A+ Aa A-

Baritoni Gëzim Myshketa zbulon në “Odeon”  një surprizë për të gjithë ata që e duan dhe e ndjekin me pasion operan. Një bashkëpunim me sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare, do të njohë shumë shpejt dritën e skenës së Operas.

 “Për Ermonelën mund të them që do të kem më në fund kënaqësinë që të jem në Operan prestigjioze shtetërore të Hamburgut, ku ajo do të interpretojnë rolin e Maria Stuardës dhe unë do të jem një nga personazhet kryesorë. Më në fund me shoqen time do të kemi mundësinë të rrimë dy muaj, të flasim e qajmë hallet. Edhe kur ishim në operan “House” në Zyrih ajo bënte një opera tjetër dhe unë diçka tjetër. Gjatë asaj kohe patëm pak mundësi që të qëndrojmë bashkë. Është bukur, shumë bukur kur sheh dy shqiptarë në një opera prestigjioze që janë personazhe kryesorë, nga një popull i vogël, le të themi krahasuar me popujt e tjerë, që kanë dhjetëra miliona banorë të Europës”, tha baritoni.

Baritoni është mik i ngushtë me sopranon Ermonela Jaho dhe tenorin Saimir Pirgu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco