Lajmi i fundit

Dhuna ndaj protestuesve/ Policia e pushtetit godet deputeten e PD-së Albana Vokshi

Nga mohimi i të drejtës së studimit te ikja në Itali, Myshketa: Kam luftuar me paragjykimin e të qenurit shqiptar

21:22, 09/03/2024
A+ Aa A-

I rritur në një familje të persekutuar baritoni Gëzim Myshketa tregon në “Odeon” sa sa e vështirë ishte për të, të niste studimet në shkollën e muzikës. Rrugëtimin plotë vështirësi nuk arriti ta zbehte regjimi diktatorial, ngase artisti diti të luftonte për pasionin e tij. Dashuria për muzikën i kishte rrënjët e thella në familje, ngase i ati dhe xhaxhai e kishinshpërfaqur mrekullisht atë, kurse dashurinë për letërsinë e librat e mëkoi nga e ëma, mësuese letërsie. Në ato kohë të errëta e vetmja dritë shprese për  familjen Myshketa ishtin muzika e instrumentet.

Pjesë nga intevista

Egla Xhemalaj: Në Shqipëri nuk kanë qenë ditët më të mira, të atyre që e kanë jetuar nën lëkurë e sidomos të atyre që e kanë përjetuar në shtëpinë e tyre regjimin. E megjithatë ata përqafuan demokracinë më vonë, deshën edhe mbështetën birin e tyre që të arrinte këtu ku është sot. Si kanë qenë ato fillime? Po ju kthejë pas në kohë.

Gëzim Myshketa: Fillimet kanë qenë gjithmonë të vështira. Siç e the dhe ti, unë vija nga një familje e persekutuar. Nuk futesha dot në klasë të parë në shkollë muzike sepse nuk i kisha letrat në rregull. Motra ime nuk ishte e shkëlqyer, me notën 10 në gjimnaz dhe nuk iu dha e drejta e studimit. Këto ishin persekutime më të vogla, sepse në familjen e nënës sime, që ishte familje fisnike nga Starova e Pogradecit kanë pasur nuk e di se sa të pushkatuar. Ata ikën nga aty e erdhën për tu futur në shoqëri e për të humbur gjurmët e këtij persekutimi, kështu që me të vërtetë ka qenë e vështirë. E megjithatë forca e këtyre njerëzve, të cilët kishin humbur gjithçka që kishin pasur dikur¸ flas për familjen e babait tim. Durrsakët që do ta shohin këtë intervistë e dinë sa e pasur ka qenë familja Myshketa në vitet ’30 – ’40 e kishin humbur vilat, shoferët çdo gjë, megjithatë e gjetën forcën e tyre te arti. Pse unë them që çojini fëmijët tuaj drejt artit sepse arti të mban gjallë dhe ata me instrumentat e tyre, me pasionin për muzikën, edhe kur vinin të lodhur nga puna edhe ishin në atë barrakën e madhe, që e njohin durrsakët ku jetonin 10 familje gati, ata luanin me instrumentat e tyre dhe harronin çdo gjë. Pra, kanë bërë një jetesë goxha më të hareshme dhe më të bukur se sa njerëzit e tjerë që nuk e kishin këtë pasion për artin.      

Shqiponjën krenare, baritoni e ka në kraharor, për të treguar se e do fortë Shqipërinë e se është një shqiptarë i devotshëm. Në “Odeon” Gëzim Myshekta bënë me dije se ka luftuar me paragjykimin e të qenurit shqiptar.

“Kam marr shqiponjën e Skënderbeut, nga stema e tij e 1400 – ës dhe poshtë kam të shkruar 1444, që njerëzit të cilët e njohin historinë e dinë që është Lidhja Kombëtare e Lezhës, bashkimi i gjithë shqiptarëve nga jugu në veri toskë e gegë kudo që ishin. Të jesh shqiptarë është nder. Unë kam luftuar me paragjykimin që kishte të të qenurit shqiptarë. Shumë njerëz kishin një opinion të gabuar”, tregoi Myshketa.

Egla Xhemalaj: Si të kanë pritur ato vite?

Gëzim Mysheka: Shumë mirë më kanë pritur shumë njerëz, sepse kudo që shkon nuk ka pyll pa derra, i themi ne. Ka njerëz të jashtëzakonshëm, ka racista. U vinte inat që shqiptari doli më i miri në Konservator, e shumë situata të tjera. Ka dhe një shtresë tjetër që e mendojnë dhe nuk ta thonë, por që normalisht ka ndryshuar shumë. Nuk ka krahasim 1999 – 2000, kur unë kam qenë dhe 2024. Shqiptarët tanimë janë bërë me të vërtetë shumë të suksesshëm në çdo drejtim të jetës në ndërtim, në hapjen e restoranteve, në art dhe muzikë kudo. Gëzim Myshketa: Ne jemi një popull mjaft kreativ, i cili fatkeqësisht më të mirën e vet e jep jashtë shtetit. Megjithatë, Shqipëria ka ecur para. Kufijtë kanë rënë. Dikur e mbaj mend, ka qenë kaq e vështirë edhe për një vizë për të lëvizur diku. Vite përpara u hoqën vizat, tani njerëzit shkojnë kudo dhe një nga lumturitë më të mëdha të miat ka qenë, që i dhanë vetes e vazhdoj ta kem si obligim që t’i bëj familjarët e mi të shëtisin kudo në botë sidomos mamin dhe babin, të cilët para ’90 nuk mund të lëviznin askund. Tani kanë parë çdo vend Berlin, Paris, Pragë, Greqi, Athinë, gjithë Europën, Italinë po se po. Kjo më bënë shumë të lumtur. T’i dhurofsh buzëqeshje dy prindërve që kanë sakrifikuar një jetë të tërë duke mos pasur asgjë mbrapa.

Baritoni Gëzim Mysheka flet i emocionuar për përjetimet e së shkuarës, ndërsa frzat e tij janë të mbushura me optimizëm për ata që dëshirojnë të hyjnë në botën e vështirë të artit, në të cilën ka vetëm një udhë suksesi: Të punuarit fortë e të dashurit e asaj që bënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco