Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

VIDEO/ Gëzim Myshketa: Ka kolegë që këndojnë dhe nuk u kuptohet asnjë fjalë, s’mjafton vetëm....

21:20, 09/03/2024
A+ Aa A-

Baritoni Gëzim Myshketa u shpreh përgjatë intervistës në “Odeon” në Syri Tv se një nga aspektet, për të cilat artistët në Opera tregohen të pakujdesshëm është ai i të kënduarit, pa u kuptuar shqiptimi i fjalëve. Baritoni thekson se mbi të gjitha ka rëndësi fjala, së cilës i rri magjishëm muzika.

“Jo të gjithë kolegët punojnë, fatkeqësisht, në këtë drejtim. Për shembull ka kolegë që këndojnë dhe nuk u kuptohet asnjë fjalë nga ajo që thonë. Si mundesh të pretendosh që publiku të emocionohet, e të kuptoj pjesën që ti po bënë, kur ti nuk komunikon me fjalën. Artur Toskanini, drejtori më i madh italian që njihet thoshte shpesh fjala e fortë.

Është fjala pastaj mbi fjalën është edhe muzika, jo e kundërta. Jo vetëm fjala dhe jo vetëm muzika. Jam i dashuruar me profesionin tim, kështu që bëhem pak kritik ose fanatik sepse dua ta mbroj. Kur bisedoj me njerëz, të cilët thonë nuk merret vesh asgjë më vjen keq, pasi ndonjëherë kanë me të vërtetë të drejtë.

Them pastaj, ke të drejtë në këtë rast nuk kishe si të merrje vesh sepse nuk mjafton të lexosh përkthimin sipër, ne duhet të përdorim fjalën, rolin personazhin, të gjejmë detaje. Nuk duhet të sjellim personazhe që janë kopja e njëri-tjetrit, ka origjinalitetin e tij. Është një personazh që është në një pjesë teatrale të veçantë me një histori të ndryshme, me një botëkuptim të ndryshëm, karakteristika emocionale.

Nuk mund të këndosh Makbethin si këndon Gianni Schicchi-n ose një Rigoletto siç këndon Don Paskuale. Kjo do pak botë, jo se them që unë kam botë e të tjerët nuk kanë. Opera ka artistë të mrekullueshëm përndryshe nuk do të ekzistonte që prej 400 vjetësh, por të gjithë duhet të mundohen që të miërpërgatiten kur shkojnë në skenë se nuk mjafton vetëm këndimi”, tha Gëzim Myshketa.

Baritoni foli edhe për statizmin e një pjese të mirë të artistëve në Opera. Sipas tij ka shumë raste kur statizmi është i përligjur, ngase shfaqjet kërkojnë të jenë të tilla, ndërsa në raste të tjera artisti nuk duhet të rri i ngurosur.   

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco