Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Më 9 mars 1974 u vu në skenë baleti 'Cuca e maleve'

Më 9 mars 1974 u vu në skenë baleti 'Cuca e maleve'

09:04, 09/03/2024
A+ Aa A-

Si sot, më 9 mars 1974, u vendos në skenë baleti “Cuca e maleve”.

Kjo vepër bazohet në subjektin e dramës me të njëjtin titull, të shkrimtarit Loni Papa. Ngjarjet e dramës shtrihen në fillimin e viteve ’30-të. Në qendër të trajtesës janë orvatjet e grave dhe të vajzave shqiptare në trevat e veriut të Shqipërisë, për arsimim dhe emancipim në periudhën e pasluftës.

Baleti u vu në skenë nga trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit nën koreografinë e baletmaestrit Agron Aliaj dhe me muzikë të kompozitorit Nikolla Zoraqi. Pjesë e kastit të shfaqjes artistë të shquar shqiptarë, sikruse Zoica Haxho, Mukades Erebara, Albert Janku etj.

Bashkëlidhur, vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës për dërgimin e Trupës së Baletit të Teatrit të Operas në Turqi për këtë shfaqje, si edhe disa foto nga ekzekutimi i këtij baleti më shkurt 1970.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco