SYRI TV/ Themelimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ftesë studiuesve për Konferencën VIII të Arkivistikës

13:34, 08/03/2024
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka hapur thirrjen për Konferencën e VIII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës për vitin 2024 dhe për financimin e botimeve për vitin 2025. Institucioni fton studiuesit, ekspertët e arkivave në trojet shqiptare të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Nga SYRI TV

Data 8 qershor e këtij viti shënon themelimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, institucionit të ruajtjes së memories sonë kolektive kombëtare. Përvjetori i 75-të i DPA-së do të përkujtohet përmes një serie aktivitetesh në muajt në vijim dhe do të kulmojë me aktivitete të karakterit shkencor, përmes Konferencës VIII Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave u ka bërë ftesë studiuesve, ekspertëve të arkivave në trojet shqiptare dhe të mbarë rajonit për të marrë pjesë në Konferencën VIII Mbarëkombëtare të Arkivistikës dhe botimet e vitit 2025.

Konferenca VIII Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të mbahet në Elbasan më datë 9 qershor 2024.

Në punimet e kësaj konference mund të marrin pjesë edhe arkivistë të rrjetit arkivor kombëtar apo arkivistë të profileve të tjera, historianë, studentë. Temat e propozuara për diskutim lidhen specifikisht me arkivistikën, të drejtat e njeriut dhe me historinë e arkivave apo të institucioneve arkivore në trevat e banuara nga shqiptarë.

Konferenca e VIII-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës, zhvillohet në vazhdën e edicioneve të kaluara të zhvilluara në Tiranë, në Prishtinë, në Shkupi, në Sarandë, në Tuzi, në Boletin dhe në Manastir.

Ndërkaq, janë hapur thirrjet për financimin e botimeve nga çdokush që është i interesuar, brenda dhe jashtë vendit. Abstraktet e punimeve për të dyja thirrjet do të pranohen deri më datë 5 prill 2024 në shqip dhe në anglisht, në faqen botime.arkiva.gov.al.

Gazetare: E. Xhemalaj

Operator: S. Goga 

Montazhier: R. Latollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco