INTERVISTA/ Romani 'Aura' i Kaltrina Pacollit, tani edhe shfaqje teatrale

09:25, 14/02/2024
A+ Aa A-

Romani “Aura” i Kaltrina Pacollit është një përshkrim i një realiteti të kohës moderne, i ndërthurur me personazhe sa aktive dhe interesante, po aq edhe me karaktere të ndryshme. Studiues të letërsisë ka thënë me këtë rast se libri është shkruar në atë mënyrë që sjell një emocion të veçantë gjatë leximit.

Vetë shkrimtarja para audiencës ka thënë se libri i saj është një dritë, të cilën ajo po e shpërndan për inspirim dhe vullnet. Por së fundmi, romani i saj është bërë edhe shfaqje teatrale dhe Pacolli nuk e ka fshehur gëzimin.

Sot, shkrimtarja Kaltrina Pacolli ishte e ftuar për një intervistë në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, në të cilën, ndër të tjera, iu kërkua të rrëfente nëse e kishte menduar ndonjëherë se një ditë shkrimet e saj do të ishin prehje  për shumë e shumë lexues si edhe për adhuruesit e teatrit; se në cilën prej poezive fliste më shumë për jetën e saj apo  ç’do të thoshte të lulëzoje përmes artit.

"Romani “Aura” është vepra e dytë që kam botuar, - shpjegoi ajo. -  Është një vepër që ka bërë bujë me historinë e saj, për shkak se ka një ngjarje dhe përçon një mesazh, që në trevat shqiptare akoma nuk ka qenë shkruar. Tashmë, ka marrë jetë me shfaqjen teatrale dhe po shoh një emocion akoma më të ndjeshëm e është më afër lexuesve. Si premierë është shfaqur në Shqipëri  nga Teatri Magjik. Me një bashkëpunim prej Eni Picallit dhe regjisores Anxhela Gazhazi ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe realizimi ka qenë i hatashëm.”

Ndiqni intervistën e plotë në videon në vijim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco