Aktori Xhuliano Brisku: Shqipëria e pamundësive, ne e dimë mirë se sa të rinj po ikin

21:25, 10/02/2024
A+ Aa A-

Aktori Xhuliano Brisku në ‘Odeon’ preku temën e ikjes masive të të rinjve përtej kufijve, si një mundësi për të nisur jetën larg Shqipërisë, që tashmë nuk ofron mundësi mirëqenieje.

 ‘Vrulli i jetës ndoshta dhe një vrull i madh, po i bën njerëzit të jenë pak individualistë. Pa dashur të prek vetëm këtë të pjesës, por në përgjithësi njerëzit ikin ose nga nevoja, për të jetuar, për një vend më të mirë. Ne e dimë mirë se sa të rinj po ikin. Nga ana tjetër janë shumë nëna të braktisura, janë shumë baballarë të braktisur. Janë shumë njerëz që duan të rrinë me familjen e tyre. Është shumë e vështirë që të gjesh një vend i cili nuk e prek këtë lloj teme që ne e trajtojmë në shfaqje. Unë jam i bindur që kjo shfaqje i ka të katra karakteret që çdokush që vjen si spektator ose do të jetë në rolin e nënës ose në rolin babait, të djalit apo të vajzës’, tha aktori.

Image

Pjesë e dy roleve komplekse aktorja Enisa Hysa analizon se si fillon shkëputja me njerëzit e afërt:

‘I flet shkëputjes nga njëri tjetri largimit nga marrëdhëniet jetësore, qoftë me nënën, qoftë me prindërit, qoftë me motrën, qoftë me vëllain, qoftë me miqtë, me çdo njeri që kemi një marrëdhënie të ngushtë jetësore. Shkëputja e marrëdhënieve jo vetëm nga dëshira, por edhe nga pamundësia për t’i ruajtur. Po shkojmë drejt një bote, që secili duhet të kujdeset për jetën e tij dhe ndonjëherë harrojmë se sa e rëndësishme është që t’i kujtojmë qoftë edhe me një mesazh njerëzit tanë të afërt.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco