Në 12- 13 - 14 Shkurt "ELEKTRA" me regji të Kiço Londos në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental, Tiranë.
Aktorët: Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engëll Hoxha, Gert Ferra, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi, Greta Baci.
"Elektra" e teatrit Shëtitës "Çajupi" është një shfaqje sipas tekstit te Sofokliut.
Ajo na tregon historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj.
Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja eksploron pasojat e zemërimit të
pakontrolluar dhe fuqinë e faljes.
Shfaqja është një tërbim emocional dhe fizik.
Moderniteti vjen jo nga teknologjia e lartë, por nga primitiviteti ekstrem dhe ambicioz.
Trupa e shkëlqyer e aktoreve sjellin një magji të konsiderueshme dhe elektrizuese.
© SYRI.net