SYRI TV/ Nocioni gjuhë, komb, njeri në vështrim të ri, Mëniku: E folmja e Tiranës e aksesueshme

15:40, 09/02/2024
A+ Aa A-

Nocione si gjuha, kombi dhe njeriu u soll përmes  jë vështrimi të ri të gjuhëtares Linda Mëniku. Duke u ndalur në të folmen e Tiranës, gjuhëtarja shpjegoi ndryshimet që ka pësuar ndër vite, e se si politikanët e përdorin për të qenë më të besueshëm e më pranë njerëzve.

Syri tv

Gjuha amtare është gjuha e parë që mëson njeriu, kur sapo ka fituar aftësinë e të kuptuarit. Përmes saj ai fillon t’i vesh mendimet dhe perceptimet e para mbi botën dhe jetën. Gjuha dhe fjala janë fillimi dhe pikënisja e gjithçka që është njerëzore. Korrespondenca mes njeriut dhe botës gjithmonë kalon përmes ndërmjetësimit të fjalës dhe gjuhës. Përmes një vështrimi të imtësishëm, profesoresha dhe studiuesja e gjuhës shqipe Linda Mëniku solli në COD, një qasje të veçantë mbi njeriun, gjuhën kombin dhe kulturologjinë, duke u ndaluar specifikisht në të folmen e kryeqytetit.

Një prej sferave më të rëndësishme përgjatë aktivitetit ishte ai i ndalesës në të folmen e politikanëve, që si mënyrë ndjellëse për të qenë pranë qytetarëve përdorin të folmen e qytetit, për t'u kujtuar qytetarëve se janë të kudo gjendur për ta.

Sot, kur bota po shkon drejt një modernizimi të shpejtë në çdo fushë, ajo që i mban njerëzit lidhur me rrënjët e një vendi është gjuha. Të tilla organizime rrisin vetëdijen e shqiptarëve për ta njohur mirë shqipen, në një kohë kur studimet tregojnë se gjuha amtare po zvetënohet. / GAZ: E. XHEMALAJ, OP: S, GOGA, MONT: O. DEMO/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco