SYRI TV/ Libri 'Kompozitori Bojan Adamiç në Shqipëri', Tole: U ngrit mbi konjukturat politike të kohës

17:36, 08/02/2024
A+ Aa A-

 

Akademiku Vasil Tole ka prezantuar librin “Kompozitori Bojan Adamiç në Shqipëri” një kontribut për njohjen e figurës së artistit që la gjurmë në muzikën shqiptare në kohën e regjimit diktatorial. Autori u shpreh për Syri Tv se Adamiç u ngrit mbi konjuktuart e kohës, ndërsa tha se në Shqipëri shkroi një nga veprat më të rëndësishme.

Në dorëshkrimet e artistit autori zbuloi se gjendeshin shkrime edhe për varfërinë e Shqipërisë dhe vuajtjet e shqiptarëve gjatë regjimit famëkeq.

SYRI TV

Figura e artistit Bojan Adamiç vjen përmes një botimi të plotë mbi jetën dhe veprimtarinë artistike, sidomos përgjatë segmentit kohor, në të cilin shtriu kontribut të gjerë në muzikën shqiptare.

“Pas luftës së dytë botërore Bojan Adamiç ishte në Shqipëri, në një kohë të vështirë për shqiptarët që vuanin nën lëkurë mizoritrë e regjimit diktatorial. Autori i librit Vasil Tole përmendi për Syri Tv, kontributin e gjatë në muzikën shqiptare që dha Adamiç që nga instrumenti pianos, dirigjimi, orkestrimi e mbajtja e koncerteve në qytet kryesore të vendit.

Nga dorëshkrimet e asaj kohe, Akademiku Vasil Tole veçon letrat e tij përshkruese për Shqipërinë e asaj kohe, që vuante duke mos pasur as kushtet minimale për të jetuar, ndërsa veçon se figura e tij qëndronte përtej zhvillimeve ideologjike.

Libri sipas Toles është një formë mirënjohje për atë segment të vështirë kohor të periudhës së zhvillimit të artit shqiptar, në të cilën Bojan Adamiç  krijoj një hapësirë lirie shumë të domosdoshme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco