Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

Romani ‘Kokë e këmbë në dashuri', si dhurata më fantastike për këtë Shën Valentin

11:21, 08/02/2024
A+ Aa A-

Ata që duan të japin një mesazh subliminal ose jo për 14 Shkurtin, për Shën Valentinin, mund të përdorin si pretekst romanin ‘Kokë e këmbë në dashuri' të shkrimtares Tessa Bailey.

Znj. Loreta Behrami, drejtuese e Shtëpisë Botuese Pegi, e ftuar sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, tregoi se si u zgjua tek ajo dëshira për ta botuar këtë libër që gjendet së fundmi në të gjitha libraritë e vendit, një vazhdim i  këndshëm i romanit “Na ishte një verë”, duke ndjekur deri edhe videot e promovimit të vetë shkrimtares në TikTok.

“Kokë e këmbë në dashuri” flet për një djalë “Don Zhuan”, që dashurohet me shoqen e vet, ndërkohë që ajo ka qejf një tjetër, mund ta përshkruajë dikush shkurt e thjesht. Por jo.

“Ka një ‘trekëndësh’ dashurie, - shpjegon Behrami, - Pjesa më e madhe, ajo është qendra e dramës fillestare, po drama në të vërtetë zhvillohet midis të dyve. Pse?! Sepse secili prej tyre ka një sërë kompleksesh që i ndalon të jenë 100% vetja e tyre, të gjejnë dashurinë, të përjetojnë gjërat ashtu siç duhet t’i përjetonin, duke krijuar në kokën e tyre pengesa të paqena.

Pra, ai është tip qejfi dhe mua më ka pëlqyer shumë personazhi; kur lexon 50 faqet e para, zbulon që ai është vërtet i bukur e ky është një fakt fizik. E ka që në fëmijëri kur nëna, babai, kanë projektuar mbi të imazhin “ti do të jesh ky, ti do të jesh një zemërthyrës, ti nuk je tip serio.”

Kursa vajza është antiteza. Vajza është fëmija i dytë, është vajza e dytë. Në romanin “Na ishte një verë” kishim historinë e vajzës së parë, tani kemi historinë e vajzës së dytë.  Vajza e parë është si mashkulli në këtë histori, është ajo “mendjelehta”, është “influencër”.

Megjithëse vjen nga një familje e pasur dhe është “influencër” sepse ka para dhe bën qejf, kjo e dyta është shumë më serioze, ka pasionet e veta, e apasionuar pas muzikës, do të bëjë karrierë në këtë fushë dhe ka ama, ka kompleksin e të qenit fëmijë i dytë, personazh sekondar, e të qenit e paaftë për të marrë… jo protagoniste e jetës së vet.”

Dhe në vazhdën e intervistës së plotë që mund ta ndiqni në videon e Kafe Shqeto, botuesja Behrami bën edhe një sugjerim interesant: “Ideja është që ata që duan të japin një mesazh subliminal ose jo për 14 Shkurtin, për Shën Valentinin, mund ta përdorin librin si pretekst”, propozon ajo.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco