‘Dita Botërore e Cirkut’ pa cirk në Shqipëri, Kazazi: Kremtimet në Amfiteatrin e Tiranës

14:38, 20/04/2024
A+ Aa A-

Trupa e Cirkut Kombëtar me rastin e ditës botërore të Cirkut do të kremtojë përmes aktiviteteve në Amfiteatrin e Tiranës.

Drejtori artistik i Cirkut Julian Kazazi në një intervistë për Syri Tv zbuloi surprizat e festimeve, ndërsa theksoi se shteti duhet të zgjojë vëmendjen për trupën e cirkut, që punon në kushte të vështira si dhe të hapë tenderin për ndërtimin e Cirkut Kombëtar, ngase prej kohësh ushtrojnë veprimtarinë artistike në një hapësirë të improvizuar.  

‘Dita Botërore e Cirkut’ është një mundësi për të njohur këtë formë unike të artit dhe për të inkurajuar mbështetjen për trupat e cirkut në mbarë botën. Ndonëse e zhvillojnë veprimtarinë artistike në një hapësirë të improvizuar, drejtori artistik i Cirkut Kombëtar Julian Kazazi në një intervistë për Syri Tv zbuloi programin e kremtimeve, që do të realizohen në Amfiteatrin e Liqenit.

Dita Botërore e Cirkut në Shqipëri ka për qëllim kryesor të zgjojë vëmendjen e institucioneve shtetërore për artistët që punojnë në kushte të vështira, pa paisje e të pavlerësuar financiarisht. 

Prej kohësh në mungesë të një godine të Cirkut Kombëtar, sfida kryesore e këtij viti është gjetja e një trualli për ndërtimin e tij e vijimi i punës për të qenë pranë spektatorëve. 

Trupa e Cirkut Kombëtar dëshiron të zgjerojë artin e cirkut, e ta kthejë këtë ditë të rëndësishme në një festë të përvitshme në veçanti për fëmijët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco