SYRI TV/ Namik Dokle rizgjon legjendat e Gorës, autori sjell botimin 'Vallëzim me hënën'

20:40, 18/04/2024
A+ Aa A-

Ngacmime të hershme që prej fëmijërisë ëndërrshumtë, në ato kohë kur çdo vogëlush dëgjon legjendat e para qenë filli lidhës i dy kohëve. Nga atje Namik Dokle e sprovon veten për të shkruar librin e parë të legjendave të Gorës të titulluar “Vallëzim me Hënën”. E veçanta e legjendave sipas autorit është lirika e thellë, që i flet mrekullisht idilikes, së bukurës e dashurisë.

Copëza të kultuës së vendlindjes së krijuesit i tregojnë lexuesit konstelacionin shpirtëror e filozofik, të cilin Dokle e shpëton nga harresa.

Legjendat, që mbartin një shije të veçantë estetike do të njohin dritën e botimit dhe në gjuhën spanjolle dhe në gjuhën boshnjake, ndërsa në përurimin e botimit morë pjesë figura të politikës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco