Si sot, më 7 shkurt 2020, ndërroi jetë mbretëresha e këngës, Nexhmije Pagarusha

Si sot, më 7 shkurt 2020, ndërroi jetë mbretëresha e këngës, Nexhmije Pagarusha

07:20, 07/02/2024
A+ Aa A-

Si sot, më 7 shkurt 2020, ndërroi jetë këngëtarja Nexhmije Pagarusha.

Ajo njihet si ndër këngëtaret shqiptare me zërin më të veçantë dhe më të fuqishëm që kemi pasur deri sot. Inspirim për shumë gjenerata pas saj, Nexhmije Pagarusha është lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë afër Malishevës.

“Mbretëresha e Muzikës Shqiptare”, mori famë në Shqipëri dhe në vendet fqinje, në sajë të vokalit të saj të veçantë prej sopranoje. Pagarusha ndoqi shkollën e muzikës në Beograd dhe nisi karrierën e këngëtares në vitin 1948, në valët e Radio Prishtinës. Artin e këndimit e lëvroi për 4 dekada në disa zhanre: muzikën folklorike, klasike, si edhe duke interpretuar në opera.

Kënga që gëzon më shumë popullaritet në repertorin e saj është “Baresha”, e cila është vlerësuar me çmime të shumta.

Koncerti i mbramë i Pagarushës u mbajt në vitin 1984, në Sarajevë. Bashkëlidhur, fotografi (negativ) të vizitës së Pagarushës në Liceun Artistik "Jordan Misja", më prill 1971.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco