Alda Dizdari emocionon Londrën me interpretimin e 'Fjalëve të Qiririt': Ka pasur interes të madh nga të huajt

23:10, 06/02/2024
A+ Aa A-

Vilonistja Alda Dizdari ka interpretuar në Londër, një nga veprat më të bukura të muzikës së kolonave zanore dhe atyre shqiptare “Fjalët e Qiririt”.

E ftuar në “A Show” me Adi Krastën, Dizdari tregoi emocionin dhe interesin e madh që zgjoi ky interpretim.

Teksa shtoi se gjithçka e lidh me babain e saj, kompozitorin e madh Limos Dizdari, dhe periudhën e vështirë që ai kaloi në hospitalizim, ku ajo bashkë me stafin e spitalit, e ‘rikthyen’n jëtë nën tingujt e muzikës së tij.

Është jashtëzakonisht interesante sepse kjo melodi është himni i dytë i shqiptarëve  dhe padyshim prek shumë audiencën kur janë shqiptarë.

Por jo vetëm, ka pasur interes dhe nga anglezët.

Jam çuditur, që në ditën e parë që e kam luajtur si pjesë të albumit tim të fundit që i ka dhënë titullin albumit, ka pasur një pritje jashtëzakonisht të ngrohtë.

Dhe , në momentin që e luaj, ata duan të dinë më shumë për Shqipërinë, për babain tim, për muzikën , për historinë dhe shumë kanë dëgjuar, për Shqiperinë , turizmin dhe bukuritë e vendit tonë.

Për mua është një kënaqësi shumë e madhe që mund të luaj diçka kaq të bukur.

Babi im më ka dhënë shumë frymëzim dhe inkurajim në rrugën time dhe kur kam pasur dyshime.

Besoj se shpirtin e kam nga babai. Edhe kur luaj njerëzit më thonë që e kam shpirtin e tij.

Dua të them dhe njëherë se Fjalët e Qiririt kur i kam luajtur në Londër , në mendjen dhe në zemrën time kanë qënë  doktorët që i shpëtuan jetën babit.

Dhe unë, bashkë me motrat e mamin, jemi përjetë shumë mirënjohëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco