Petrit Radovicka, akademiku që udhëhoqi ndërtimin e hidrocentraleve të para në Shqipëri

Petrit Radovicka, akademiku që udhëhoqi ndërtimin e hidrocentraleve të para në Shqipëri

08:01, 06/02/2024
A+ Aa A-

Petrit Radovicka ishte njeriu që udhëhoqi ndërtimin e hidrocentraleve të para në Shqipëri.

Radovicka ishte akademiku i mirënjohur nga Leskoviku, i cili pasi kreu studimet në inxhinieri hidroenergjitike në Moskë, u kthye në atdhe për të dhënë kontributin e vyer në këtë fushë. Gjatë dekadës së viteve ‘50-’60, udhëhoqi mjeshtërisht ndërtimin e hidrocentraleve të para në vend.

Hidrocentrali i Selitës, i Ulzës, i Shkopetit, i Bistricës etj, mbajnë firmën e themeluesit të shkencave teknike dhe energjitike në vend.

Gjithashtu, drejtuesi i parë i Kombinatit Energjitik në Shqipëri, përçoi njohuri shkencore tek brezat e mëvonshëm dhe la gjurmë të pashlyera në auditorin e Universitetit të Tiranës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco