E trishtë, shuhet valltarja e mirënjohur Lili Cingu, ‘Nder i Kombit’

E trishtë, shuhet valltarja e mirënjohur Lili Cingu, ‘Nder i Kombit’

19:35, 05/02/2024
A+ Aa A-

Shuhet valltarja Lili Cingu, ‘Nder i Kombit’! Cingu është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Lili Cingu ishte etiketuar ‘Perëndesha e Valles Shqipe’, ndërsa qëndroi 45 vite në skenë. Ajo ishte e njohur për kërcimet me Rexhep Çelikun.

‘Lili’, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco