Suksesi i Operas ‘Rigoletto’ dhe ngjitja për herë të fundit në skenë e Luigj Gurakuqit, i biri në ‘Odeon’: Ja çfarë gjeta në dorëshkrimet e tij

21:16, 03/02/2024
A+ Aa A-

 

Me shumë nostalgji regjisori kujtoi vënien në skenë të shfaqjes ‘Rigoletto’ në vitin 2006 me kërkesë të drejtorit të atëhershëm të Operas Zhani Cikos. Nën regjinë e Luigj Gurakuqit shfaqja pati një sukses të jashtëzakonshëm. Të dy bashkëautorë të vënies në skenë Luigj e Nikolin Gurakuqi të përqafuar në skenë shijojnë ovacionet e publikut.. Nga njëra anë një regjisor ikonik siç ishte Luigj Gurakuqi, që për herë të fundit ngjitej në Opera, nga ana tjetër i biri, Nikolin Gurakuqi që fitoret e sukseset ishin bërë pjesë e jetës së tij artistike.

 ‘Kishte në arkiv vetëm disa foto dhe kaq, kështu që e risollëm veprën mbi dokumentacion skenografik dhe kostumografik duke respektuar shfaqjen, por duke mos i pasur mizanskenat. Pyeta disa herë babain çfarë të respektoj. Më dha disa shënime të tij. Arrita t’ia vë në skenë me disa gjëra edhe duke i shtuar nga vetja, por duke i marrë leje atij. Në vizionin e përgjithsëm shfaqja ishte po ajo që kishte pasur sukses në vitin 1964. Unë  e vura në skenë, shfaqja u prit triumfalisht. Për hir të së vërtetës ishim me një super staf shqiptaro-italian. Përveçse vepra është një vepër e shkëlqyer pa diskutim, por moment i veçantë është që u ngjitëm të dy në skenë si autorë të regjisë së lkësaj vepre atë e bir. Në botimin e librit që bëmë për regjinë vendosa në kopertinë foton e fundit, që jemi të dy në skenë mendova ta vë në kopertinën e librit, ngase ngelet ajo për gjithëjetën. Është një foto që sa e herë që e shoh më emocionon. Ai është shumë i lumtur sepse ngjitet edhe një herë në skenë me një sukses të tijin. Mbas gjashtë muajsh, ai na la’, tregoi regjisori.

Pas vitit 2006 Nikolin Gurakuqi do të çelte udhën e vënies në skenën e Operas të veprave më të njohura të repertorit botëror. Puna e deriatëhershme do të pasohej me një sërë projektesh në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe në skenat e operave botërore.

Fryt i punës së një jete ishin dorëshkrimet që Nikolin Gurakuqi gjeti pas vdekjes së të atit, për të cilat mendoj t’iu jepte përjetësi përmes botimit të tyre.   ‘Mbi regjinë dhe aktrimin e kënduar në Teatrin muzikor’ është kontributi i fundit i dy regjisorëve Nikolin e Luigj Gurakuqit për artistët e Operas. Libri përmban analiza të thelluara për magjinë e operas dhe sekretet e truket, që e formojnë artistin.

 ‘Gurakuqi: Mbasi ai u nda nga jeta duke kontrolluar në dosjet e tij gjeta një material rreth 40-50 faqe mbi regjinë në Teatrin Muzikor. E lexova dhe pashë që ai fliste aty për specifikën e Operas si gjini. Ai e ka kapur shumë mirë problemin. Opera është një gjini specifike. Pse? Sepse në Opera këndohet, në teatër flitet.

Egla Xhemalaj: Që në fillim bëhet kjo ndarje specifikash.

Gurakuqi: Ai është objekti i librit. Cilët janë dallimet? Çfarë e dallon Operan, e cila është një gjini teatrore muzikore nga teatri i folur? Në teatrin e folur nuk ka orkestër, nuk këndohet, flitet me fjalë artistike. Këtu këndohet. Personazhi realizohet përmes këndimit. Ky libër këtë analizon. Këto faqe që ai kishte shkruar me këtë merreshin. Analizon më pas kur personazhi është i realizuar ose jo, i referohet artistëve të mëdhenj bën referenca të forta ndërkombëtare.

Egla Xhemalaj: Ka shembuj për gjithçka që trajtohet.

Gurakuqi: Ka shumë shembuj dhe ka referenca të pakundërshtueshme, se i kanë thënë gjigandët e botës, nuk i kemi thënë ne. Im atë i merrte dhe i analizonte veprat shqiptare ato që kishte vënë ai në skenë, por edhe vepra të tjera. Sigurisht që mendova e thashë, mirë ky ka analizuar shfaqjet që ka vënë në skenë, pse mos ta bëj dhe unë t’i analizoj të miat e të bëj referencat ndërkombëtare, par të teatrit muzikor sot. Ai fliste për kohën e tij, unë do flas për kohën time. Mirëpo, gjatë këtij hulumtimi mua më konvertonin gjërat. Si vihet vepra në skenë, vihet me kllavir. Regjisorët e parë rusë që kanë ardhur këtu kanë vënë veprat në skenë. Nuk kanë ardhur me libret, kanë ardhur me kllavir kanto e pianoforte, ku shënohen të gjitha mizanskenat. Shënohet gjithashtu psikologjia e personazhit, shënohen dinamikat skenike. Kështu shkohet në Opera për të vepra në skenë’, tha regjisori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco