'Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia': dita kur lindi Isa Boletini

'Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia': dita kur lindi Isa Boletini

07:45, 15/01/2024
A+ Aa A-

Si sot, më 15 janar 1864, lindi atdhetari Isa Boletini. Shqipëria e pavarur ishte kryefjala e jetës së tij. Udhëhoqi qendresën antiosmane, së bashku me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Bajram Currin etj. Pas përfundimit me sukses të kryengritjes, Porta e Lartë e Stambollit u detyrua të ulej në bisedime dhe të plotësonte kushtet e palës shqiptare, ku më kryesorja do të ishte Shpallja e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor.

Në ditën e Pavarësisë, u ndodh sërish përkrah plakut të urtë të Vlorës dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura në mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, u nis drejt Londrës, ku kundërveproi ndaj vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin territorial të vendit.

Jeta dhe vepra e këtij patrioti të përveçëm, që kontribuoi në hedhjen e gurthemeleve të shtetit të pavarur shqiptar, përfundoi më 23 janar 1916, kur Boletini mbeti i vrarë në përballje me trupat malazeze.

*Shprehje e Boletinit: “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia.”*
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco