SYRI TV/ Gratë e 'Paçliruara' Shkreli: Hap debate mbi gratë dhe pushtetin

19:29, 16/11/2023
A+ Aa A-

Botuesja Ana Shkreli, së bashku me përkthyesin Sokol Çunga kanë sjellë librin “Të Paçliruara: Gratë mes Prodhimit dhe Riprodhimit”. Libri ndalet mbi emancipimin e gruas në Shqipërinë e realizmit socialist, ndërsa botuesja u shpreh për Syri Tv se përmes tij synojnë të hapin një debat mbi politikat gjinore të aplikuara gjatë regjimit komunist dhe marrëdhënies së pushtetit me gratë.

SYRI TV

Libri “Të paçliruara gra mes prodhimit dhe riprodhimit” është një përmbledhje që përmes dokumentave synon të shqyrtojë një çështje, që herë pas here merr zë e shfaqet në diskursin publik të Shqipërisë: emancipimin e gruas në Shqipërinë e realizmit socialist. Ky aspekt është i prekur pak në studime. Botuesja Ana Shkreli, së bashku me përkthyesin Sokol Çunga kanë përzgjedhur pesë çështje kryesore për t’i trajtuar në libër.

“Është albumi i ekspozitës që ndodhi në 2020, në të cilin unë dhe Sokol Çunga organizuam këtë ekspozitë për të evidentuar disa nga tematikat kryesore që synojnë të hapin një debat mbi politikat gjinore të aplikuara gjatë regjimit komunist dhe marrëdhënies së pushtetit me gratë, pra një pushtet që i shihte ato si një pjesë të prodhimit të përgjithshëm, të realizimit të planeve 5 vjecare të caktuara, industrializimit të vendit e me radhë dhe sigurisht i shihte dhe si makinë riprodhimi, në thonjëza. Bëri politika të dedikuara për këtë gjë, por duke i parë gjithmonë një sistem patriarkal, i cili pavaresisht se ndryshoi pater familia, zbriti nga piedestali burrin e familjes dhe vendosi aty partinë, pra

Libri ngre dy pyetje themelore:

Ne tentojmë të hapim një diskutim të rëndësishëm mbi nëse a mund të quhet emancipim dhe nëse po emancipim në cafrë shenje në njëfarë mënyre?

Botimi e ka zanafillën nga ekspozita me të njëjtin titull, e cila parapriu në shkurt të vitit 2020”Të Paçliruara: Gratë mes Prodhimit dhe Riprodhimit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco