Rrëfimi ndryshe i Erion Kristos në ‘A Show’: U tërhoqa, po ja lë vendin brezave të rinj

22:32, 14/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emision 'A Show' në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të folur mbi librin e ri që ka publikuar ishte publicisti, gazetari dhe aktivisti, Erion Kristo.

Kristo është shprehur se libri erdhi si ide për të reduktuar gazeta që ai kishte në shtëpi dhe për ti sjellë në një format ndryshe për lexuesit.

"Unë bëra një tërheqje nga shërbimi publik pas 20 viteve shërbim pasi ka ardhur koha e brezave të rinj.

Njerëzit më të rëndësishëm në këtë jetë nuk janë ata që e bëjnë mirë punën e tyre por janë ata njerëz që të japin një dorë që ti të bësh punën tënde.

Arsyeja parë që kam vendosur të shkruaja librin ishte se nuk kisha ku të çoja gazetat pasi kisha qindra gazeta që duhet ti hiqja nga qarkullimi dhe  reduktova në formatin e librit.

Kam një bindje të sëmurë që diçka nga ajo që unë kam thënë do të mbetet pasi i vetmi motiv ka qenë ai publik."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco