Më 14 nëntor 1908 nisi punimet Kongresi i Manastirit

Më 14 nëntor 1908 nisi punimet Kongresi i Manastirit

08:09, 14/11/2023
A+ Aa A-

Më 14 nëntor 1908, nisi punimet Kongresi i Manastirit.

Në këtë Kongres u zhvillua mbledhja e Komisionit për Çështjen e Alfabetit, ku morën pjesë një grup intelektualësh shqiptarë të kohës. Synimi i mbledhjes ishte arritja e njehsinit të alfabetit që do të përdorej për shkrimin e gjuhës shqipe. Kongresi i mbajti punimet deri më 22 nëntor 1908, data kur shqiptarët e shqipfolësit kujtojnë “Ditën e Alfabetit”, shkruan Drejtoria e Arkivave.

Në përmbyllje, Komisioni mbi çështjen e “Abecesë” doli me vendimin (dokumenti bashkëngjitur):

“Pas që u-kënduan verbalet e ditëve t’jera e pas që e pamë se puna që kishim bërë ishte mjaft e madhe, po jo aqë sa të na kënaqte të gjithëve e t’i shërbente si përparimit të gjuhës, si të përhapurit të diturisë ndër ne, të shtyrë edhe nga disa shkaqe të përjashtme, u-këthyem prapa e me pëlqim të të gjithëve u-vendos që të mirret Abeja e Stambollit e me të bashkë edhe Abece fjesht latine, që të mësohen e të përdoren bashkarisht në mest të Shqypëtarëvet. Mësimi ndë shkollë do të jetë i shtrënguar e i detyrueshëm për të dyja.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco