SYRI TV/ Shkodër, mbahet festivali ‘Lule Borë’ : 18 artistë interpretuan në dy netë

17:15, 12/11/2023
A+ Aa A-

Shkodra mirëpriti edicionin e tetë të festivalit “Lule Borë”. 18 këngë të artistëve shqiptarë u interpretuan në dy net, ndërsa në fund juria shpalli fitues “Shko Dallëndyshe” të Gjergj Kaçinarit. Gjithashtu, në festival u vlerësuan me çmime dhe artistë të rinj.

Syri tv

Shkodra mirëpriti në teatrin “Migjeni” edicioni e 8-të të festivalit “Lule Borë”.

18 këngë u interpretuan për dy net me radhë nga disa prej zërave më të mirë të qytetit por edhe më gjerë, duke sjellë mjaft emocione për publikun shkodran, që edhe këtë herë ndoqi me pasion dhe kureshtje interpretimet vokale të artistëve që u ngjitën në skenë.

Në mbrëmjen finale, u ndanë edhe çmimet për artistët, ku fitues i festivalit, u shpall kënga “Shko Dallëndyshe” e kënduar nga Gjergj Kaçinari me muzikën e kompozuar nga babai i tij Alfred Kaçinari.

Mesazhet për paqen në një kohë kur bota po përjeton luftë mes disa vendesh erdhën edhe në këtë festival nga dy më të vegjlit Ea Zoga dhe Arseld Muça të cilët fituan çmimin Simon Gjoni si interpretuesit më të mirë….

Dy mjeshtrit e muzikës Shpëtim Saraçi dhe Markelian Kapedani ishin drejtuesit artistik. Kapedani thotë se “Lule Borë” në këtë edicion ia arriti qëllimit….

Çmimi i dytë në festivalin “Lule Borë” në edicionin e 8-të u fitua nga këngëtari shqiptar i Kosovës Artan Bakija dhe çmimi i tretë shkoi me këngëtarin Laorjan Ejlli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco