VIDEO-SYRI TV/ Çelet ekspozita fotografike 'Retrospektivë' në Fier

15:56, 21/10/2023
A+ Aa A-

Piktori Haxhi Krasniqi  ka çelur një ekspozitë të titulluar ‘Retrospektivë’  në ambientet e galerisë ‘Vilson Kilica’ në Fier. Ekspozita vjen me mesazhin e mbizotërimit të dashurisë në kohën kaotike që po kalon njerëzimi, në bashkëkohësi. 

Nga SYRI TV

Në ambientet e galerisë ‘Vilson Kilica’ në Fier është çelur ekspozita ‘Retrospektivë’ e piktorit pejan Haxhi Krasniqi. I shkolluar në Pejë, Prishtinë, Beograd e Marsejë, Krasniqi përmes krijimesh abstrakte lë te dashamirësit e pikturës një shije të thellë estetike.

Qytetin e Fierit e quan vendlindjen e tij ngase në kohën e gjenocidit serb në Kosovë,  ka jetuar e ka ushtruar veprimtarinë e tij artistike, që ka kulmuar në vitet 2000 me çeljen e një ekspozite.

Artisti Haxhi Kalluci vlerësoi veçantinë e punimeve abstrakte të piktorit.

Në këto kohë kaotike, piktori u shpreh se ekspozita vjen me mesazhin për të dhuruar ndjenjat më sublime te njëri-tjetri.

Në çeljen e kësaj ekspozote këtë fundjavë në Fier përveçse artdashësve e piktorëve fierakë merrnin pjesë edhe familjarë, kolegë të artistit të ardhur nga Kosova, Maqedonia , Durrësi etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco