Ceremonia/ Përurohet busti i ‘Mbretëreshës së muzikës shqiptare’, Nexhmije Pagarusha

Ceremonia/ Përurohet busti i ‘Mbretëreshës së muzikës shqiptare’, Nexhmije Pagarusha

15:39, 21/10/2023
A+ Aa A-

Sot në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës, u përurua busti i Bilbilit të Kosovës, Mbretëreshës së këngës shqipe, apo primadonës së melosit popullor shqiptar, Nexhmije Pagarushës.

Në këtë ceremoni të organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Pagarushë, morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Po ashtu edhe shumë personalitete të kulturës dhe artit, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët të shumtë nga Pagarusha, Malisheva dhe mbarë trojet shqiptare, të cilët paraprakisht kanë bërë nderime tek varri i saj dhe më pas e kanë përuruar bustin, për të vazhduar me një koncert në Malishevë, me artistë të njohur të skenës së muzikës shqiptare.

Në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, fillimisht i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e parkut dhe bustit për të madhen Nexhmije Pagarusha.

Më pas kryetari Kastrati, ka folur për mbretëreshën e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, për vlerat e saj artistike dhe kombëtare, për dashurinë e saj ndaj vendlindjes dhe mbi të gjitha për vlerat e zërit të saj, që vendlindjes i dha përmasa ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco