Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Ish-kryepolici Ahmet Prençi promovon 'Brega e prokurorit' mes kolegësh dhe prokurorësh

Ish-kryepolici Ahmet Prençi promovon 'Brega e prokurorit' mes kolegësh dhe prokurorësh

14:44, 21/10/2023
A+ Aa A-

Ahmet Prençi ka promovuar së fundmi, romanin “Brega e Prokurorit” në Hotel Tirana Internacional.

Interesi ishte i madh, salla ishte e tejmbushur ku merrnin pjesë ish-kolegë, kolegë, personalitete të organeve të drejtësisë, gazetarë, miq dhe të afërm të autorit.

Takimi u moderua nga shkrimtari Liridon Mulaj i cili vlerësoi nga ana e tij krijimtarinë e Ahmetit dhe si mik i tij, pohoi që e ka inkurajuar që të vazhdojë në rrugën e krijmtarisë si një penë që spikat dhe nuk duhet t’i humb letërsisë.

Botuesja Anila Bisha veç kënaqësisë që shprehu që autori pranoi që libri të botohej nga Shtëpia Botuese ‘Mediaprint, u shpreh e surprizuar për interesin në rritje sapo doli lajmi i daljes në treg të romanit “Brenga e Prokurorit të Ahmet Prençit, si dhe u impresionua nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme në promovim, ndaj dhe i ftoj dashamirësit e letërsisë dhe veçanërisht të Ahmetit të jenë dhe në panairin që pritet të organizohet në mes të nëntorit për të marr librin dhe patur mundësi për tu takuar dhe me autorin.

Image

Më pas moderator Mulaj do të ia jepte fjalën Rudolf Markut, - Poet laureat, shkrimtar i cili është dhe një nga recensuesit e librit “Brenga e Prokurorit”.

Një tjetër shkrimtar, profesor Behar Gjoka, siç di ai të vlerësoj krijmtari mirëfilli, përgëzoi Ahmet Prençin për sjelljen e një botimi të mirë dhe shprehu bindjen që do të ketë interesin e lexuesit dhe sigurisht suksesin që meriton. Në këtë promovim nuk do hezitonin aspak, madje do të kishin kënaqësinë të merrnin fjalën edhe publicisti dhe diplomati Arben Çejku si dhe profesori, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço. Edhe Erenestina Gjergji (Halili) profesore tek Fakulteti Histori-Filologji, dega Letërsi do të vlerësonte botimin më të ri të Ahmet Prençit.

Në këtë promovim salla ishte plot me njerëz që në opinionin publik njihen për integritetin e tyre në fushat ku ushtrojnë profesionet, por që dukej se as dëshira për të lexuar nuk iu mungonte.

Nuk do të mungonte as drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani së bashku me kolegët si vlerësim për Ahmet Prençin për profesionalizmin që ka treguar në marrëdhënie pune me ta kur ishte nën uniformë si ish-kryepolic, por dhe titulli i librit do të ishte tërheqës ndaj dhe dëshira ka qenë ta kishin me autografin e autorit.

Ahmet Prençi është një personazh i veçantë dhe shpesh nga shqiptarët njihet si një profesionist dhe garantit i zbatimit të ligjit. Ka qenë dhe mbetet si referencë si një nga drejtuesit më të mirë të Policisë së Shtetit duke e treguar këtë me rezultate, por së fundmi ka suprizuar dhe me anën tjeter, atë të krijmtarisë letrare. Duke pasur parasysh suksesin e dy librave të mëparshëm të Ahmet Prencit atë me poezi; “Udhë në Pasqyrë” dhe romanin “Anja” duket se edhe ky botim do jetë edhe më i suksesshëm dhe do të ketë interes nga lexuesi si dhe shtëpi botuese dhe jashtë vendit, sikurse me “Anjën” për ta përkthyer. Autori e konsideron sjelljen krijimit më të fundit të tij si një ngjarje shumë e bukur përveten falenderon shtëpia botuese Mediaprint dhe Anila Bishën!”.

Ahmet Prenci ka lindur më 25 Prill 1968. Është autor i librave: “Udhë në pasqyrë”,  vëllimit poetik 2016, “Vice Versa”  publicistikë 2019, “Artan Cuku, in memoriam” 2018, “Anja” roman  2020  i ribotuar. Zoti Prençi fitues i çmimit “At Gjergj Fishta”, finalist i çmimit kombëtar të letërsisë për vitin 2020) ,  romani “Brenga e Prokurorit” është libri tij i fundit.  Për shumë vite ka drejtuar institucione të rëndësishme ligjzbatuese. Vazhdon aktivitetin në fushën e mbrotjes së të drejtave të njeriut si Komisioner pranë Avokatit të Popullit. Në reçensën e romanit vlerësimet nga kolegët shkrimtarë jo vetëm që e vlerësojnë këtë botim, por i sugjerojnë lexuesit për të mos e humbur këtë rast për ta shijuar.

VLERESIMET

“Është e njohur bezdisja që i shkakton shpesh herë autorit  suksesi i librit të parë - ai sukses, që i bëhet pengesë sidomos librit të dytë të tij. Përballë kësaj bezdisjeje është ndodhur dhe Ahmet Prençi, pas botimit të romanit Anja, i cili u prit mirë prej lexuesve dhe kritikës . Mendoj se romani i dytë, që merr në duar  lexuesi, premton një arritje më të madhe, sigurinë se krijimtaria artistike nuk është  thjesht një hobi a një shprehje e akumulimit të përvojës personale të autorit - siç janë në pjesën më të madhe librat e parë, - por një preokopim i vetëdijshëm i krijuesit që shpreh vendosmërinë për të ecur gjatë në rrugëtimin e krijimtarisë artistike. Thënë ndryshe, nëse Anja është një roman mbi vetveten, romani i dytë është një roman mbi të tjerët.

Ahmet Prençi ka shkruar një roman komunikues, që mbizotërohet nga një narracion fluid, rrjedhës, i natyrshëm. Duket se autori di se si të komunikojë me lexuesit. Vetë romani është bashkëkohor, jo thjesht nga ngjarjet dhe karakteret, se sa nga atmosfera emocionale që krijon dhe na  shoqëron gjatë gjithë leximit. Ahmet Prençi ka ditur të ruaj një raport të ndershëm më të vërtetën, duke krijuar një balancë të admirueshme mes së vërtetës dokumentare dhe asaj që quhet paradoksalisht - e vërtetë trilluese.

Image

Ashtu si në romanin Anja, edhe në këtë roman duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve, metamorfizimi i tyre nga të qënurit real në një të vertetë fiktive - Prokurori Martin Guri, Arjana Boja, Artur Rrasa dhe grotesku Zambak Boja sidomos vrasësi Marjan Boja - ky i fundit një karakter që nuk  shqitet nga vëmendja e lexuesit, njëri ndër karakteret më të mirëgdhendur në veprat e botuara, krijojnë atmosferën e Siçilisë së romaneve të Leonardo Shasha-s. Dy realitete, ky i përditshmërisë tonë dhe ai i fqinjit  adriatikas, që nuk duken shumë fort të largët sidomos si realitete romaneske.

Image

Mendoj se një meritë e padiskutueshme është  se Ahmet Prençi ka ditur të lozë në këtë roman me suspension-in, truket e të cilit ai i ka përdorur me mjeshtëri në këtë roman. Ndaj dhe lexuesi duhet  të presë që të japë gjykimin derisa ta mbarojë romanin deri në fund, që të bindet se libri që sapo ka lexuar është ndër ato libra që nuk të zhgënjen” shkruan Rudolf Marku - Poet laureat, shkrimtar

“Një roman i shumëpritur për letërsinë shqipe që shenjon kthimin tek të vërtetat tronditëse të shoqërisë post diktatoriale dhe kohët që jetojmë. Çështje të lirisë, të shtetit të së drejtës, të shtyllave mbi të cilat garantohet dinjiteti i njeriut dhe të drejtat themelore, janë bazamenti i këtij romani, në të cilin shkrimtari ndërton parabolën thellësisht ekzistenciale nisur nga një formë krejtësisht post moderne në atë çka letërsia shumë e mirë e kohës sonë është.

 Nëse shkrimtarët kanë lënë gjurmë përmes veprave të tyre si dëshmitarë të epokës, kur ata kanë jetuar brenda ngjarjeve dhe historisë, romani " Prokurori" i shkrimtarit Ahmet Prençi, është një dëshmi e epokës sonë në mjedisin tonë social politik, i sjellë me mjeshtërinë e stilit, gjuhës, kompozicionit, e çka është e veçanta, shkrimtari ka krijuar personazhin. Martin Guri në qendër të romanit me dilemat dhe karakterin të kujton personazhin e Franc Kafkës te Procesi, Jozef.K thote Entela Kasi - shkrimtare, poete Presidente e PEN - Qendra Shqipëri.

 

Liridon Mulaj – shkrimtar shkruan se: “Brenga e prokurorit” është romani që skanon jetën e nëndheshme të tranzicionit shqiptar. Krimi, mafia, kulisat, miqësia, familja, dashuria, profesioni dhe brengat e një të shkuare, e cila rikthehet të trondisë të tashmen, janë elementë specifikë të këtij romani të shkruar me mjeshtëri dhe përgjegjësi. Romani shërben për të kuptuar ingranazhet e pushtetit dhe mafias, por dhe vetes në raport me tjetrin, me jetën, me të papriturat dhe fatin”.

“Romani “Brenga e prokurorit” vjen në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, kur kemi nevojë më shumë se kurrë për prokurorë si Martin Guri, i gdhendur me mjeshtëri artistike. Personazhe të tillë janë sot në provën e shekullit si heronj të heshtur. Jam i sigurt që ky roman do të ketë ndikimin e tij të madh tek shoqëria jonë e sidomos tek njerëzit e drejtësisë”, vlerëson Arben Çejku - diplomat, shkrimtar.

Image

“Një roman brilant i kësaj dekadë, ku lexuesi përjeton emocionalisht rrëqethjen shqiptare. Prokurori Martin Guri, i skalitur mrëkullisht nga autori, shndë rrohët në një flakadan shprësë. Ai ndëshët dhë nuk mposhtët. Lë kundët, por nuk bië dhë nuk dorë zohet. Autori ka një unazë misteriozë, që bashkë lidh mjështë risht dy romanët “Anja” dhë “Brënga ë prokurorit” në pë rjëtimë shokuesë. Përmës turbulencash lëtrarë, ky roman lexohët më një frymë ‘ shkruan Shefqet Meko - Gazetar, shkrimtar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco