Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Filloi të pikturojë gjatë pandemisë, Sharon Stone hap ekspozitën e saj të parë në Connecticut

Filloi të pikturojë gjatë pandemisë, Sharon Stone hap ekspozitën e saj të parë në Connecticut

18:02, 19/10/2023
A+ Aa A-

Gjatë pandemisë, një mik i dërgoi Sharon Stone një set pikture, një dhuratë që e çoi atë në një faqe të re të shprehjes krijuese.

Aktorja e njohur zbuloi dashurinë e saj për pikturën dhe pak ditë më parë hapi ekspozitën e saj të dytë me titull “Welcome to My Garden” duke prezantuar 19 telajo gjigante me ngjyra të ndezura në Galerinë C. Parker në Greenwich, Connecticut.

“E dua shumë! Më pëlqen që sjell kaq shumë gëzim dhe kënaqësi… ose kur njerëzit vijnë në studio dhe thonë: “Uau – ne nuk e dinim këtë!” “, tha ylli për Associated Press.

Gjatë krijimit të parë Stone u lodh duke pikturuar brenda linjave dhe filloi të krijonte pikturat e saj abstrakte duke përdorur akrilik në kanavacë. Pikturat e Sharon Stone u shfaqën në ekspozitën e re në Galerinë C. Parker në Connecticut.

“Më pëlqejnë pikturat e mëdha” , vazhdoi aktorja. “Më pëlqen të vizatoj, më zhbllokon më ve në lëvizje. Ekspozitën time të parë e quajta “Refuzimi”, sepse fillova të kuptoj se duke pikturuar dëbova gjithë shtypjen që ndjeja.

Kur u pyet nëse do të merrej sërish me aktrimin pas problemit të rëndë shëndetësor me të cilin u përball, Stone u përgjigj: “Nëse ke paaftësi, nuk shkon me aktrimin. Dhe prandaj e fsheha gjendjen time për shumë vite. Piktura më ndihmon që të mos kem ankthin që kisha. Isha në gjendje të hiqja dorë nga gjithë kjo frikë dhe trauma që mbartja dhe që nuk do të më pranonin. Dhe dini diçka? Ata nuk më donin gjithsesi. Ata nuk do të më linin të kthehesha dhe jam mirë me këtë”. Ekspozita do të zgjasë deri më 3 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco