Së shpejti në duart e lexuesve romani i ri Ahmet Prençit. Ja falenderimet e autorit

Së shpejti në duart e lexuesve romani i ri Ahmet Prençit. Ja falenderimet e autorit

11:10, 15/10/2023
A+ Aa A-

Ahmet Prençi është një personazh i veçantë dhe shpesh nga shqiptarët njihet si një profesionist dhe garantit i zbatimit të ligjit. Ka qenë dhe mbetet si referencë si një nga drejtuesit më të mirë të Policisë së Shtetit duke e treguar këtë me rezultate, por së fundmi ka suprizuar dhe me anën tjeter, atë të krijmtarisë letrare.

Shtëpia botuese “Media Print” sapo ka njoftuar para 1 ore daljen në treg së shpejti të librit të shkrimtarit Ahmet Prençi. Duke pasur parasysh suksesin e dy librave të mëparshëm të Ahmet Prencit atë me poezi “Udhë në Pasqyrë” dhe romanin “Anja” duket se një botim i tretë do jetë edhe më i suksesshëm dhe do të ketë interes nga lexuesi si dhe shtëpi botuese dhe jashtë vendit, sikurse me “Anjën” për ta përkthyer.

Edhe vet autori duke shpërndarë njoftimin e shtëpise së tij botuese shkruan:

“Një ngjarje shumë e bukur për mua. Së shpejti në duart e lexuesve romani im i ri “Brenga e prokurorit”. Faleminderit Shtepia Botuese Mediaprint! Faleminderit Anila Bisha!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco