'Një stendë për shqipen në Frankfurt'/ Juergen Boos: Ekspozita gjermane frymëzuar nga Remark, për letërsinë kundër luftës

'Një stendë për shqipen në Frankfurt'/ Juergen Boos: Ekspozita gjermane frymëzuar nga Remark, për letërsinë kundër luftës

20:38, 05/10/2023
A+ Aa A-

300 libra të përzgjedhur nga Panairi i Frankfurtit janë ekspozuar në Qendrën Kombëtare të Librit në Tiranë nën titullin “Gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe”.

“Nevoja për t’u mbështetur te libri, kultura e shkrimtarët është nga më emergjentet. Në një kohë kur letërsia libri, janë përballë konteksteve të reja, një botë që udhëton së brendshmi është ajo për të cilën kemi nevojë. I uroj ekspozitës një njohje me lexuesin shqiptar që e ka dashur gjithnjë letërsinë që ka ardhur nga Gjermania dhe atëherë ku kufijtë ishin të mbyllur dhe libri ishte e vetmja shpresë”, tha drejtoresha Alda Bardhyli.

Juergen Boos, drejtori i panairit të Frankfurtit, një prej ngjarjeve më të mëdha të kulturës gjermane duke dhënë mesazhe përmes letërsisë, ftoi në një mënyrë unike në panairin gjerman, gjuhën shqipe në një stendë kombëtare.

“Pse Shqipëria? Kjo pyetje më është bërë shpesh sa herë tregoja që do të vija këtu. Tani po ju them pse. Se hapësira gjuhësore e shqipes shtrihet përtej Shqipërisë, në Mal të zi, në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë dhe inkurajon diversitetin në letërsi. Shkrimtari Ismail Kadare, i njohur edhe në Gjermani, e merr materialin për veprat e tij nga një jetë mes totalitarizmit dhe trazirave politike. Dëshiroj shumë që mes stendave të panairit të Frankfurtit të shoh më shumë prani të letërsisë shqipe, me këtë mendoj një stendë përfaqësimi kombëtare. Fari ndriçues i kësaj ekspozite është Erih Maria Remark, klasiku kundër luftës me veprën “Asgjë të re nga fronti i perëndimit”. Do doja që një letërsi e tillë kundër luftës të luante rol në sistemin arsimor sot”, tha Juergen Boos.

Për Ambasadori gjerman, Karl Bergner, libri është njohje me botën, deri diku ngjashëm me diplomacinë.

“Jam i lumtur që jam i pranishëm në hapjen e ekspozitës ‘Gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe’. Leximi i librave ka qenë një mundësi për të njohur botën, atë përtej. Ndoshta për të njohur botën tjetër, jam sot në profesionin e diplomatit. Larmia jonë, është forca jonë është moto e tetorit gjerman dhe mbase në të ardhmen moton do ta marrim edhe nga ‘Gjemanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe”, the Bergner.

Ekspozita është paraqitje e botimeve më të fundit në gjuhën gjermane, disa prej të cilave edhe në shqip./balkanweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco