VIDEO-SYRI TV/ ‘Alexander’ i zgjedhuri për Oscar-in e 2024-ës, Sadiku: Tërheqëse grabitja e anijes e arratisja

19:18, 05/10/2023
A+ Aa A-

‘Aleksandër’, dokumentari i regjisorit Ardit Sadiku është përzgjedhja e Shqipërisë për përfaqësi në OSCAR- in e 2024- ës. Produksioni ndjek udhëtimin surreal dhe epik të një njeriu që arriti të ikë nga Shqipëria komuniste duke grabitur një anije luftarake së bashku me familjen dhe miqtë e tij. Regjisori u shpreh për SYRI TV se tematika shqiptare rrok luftën e njeriut për liri.

Nga SYRI TV

Gjatë rënies së komunizmit në Shqipërinë e vitit 1990, një mekanik i flotës detare, Aleksandër Gruda ndërmori një iniciativë të guximshme. Fill pasi u pushua nga Marina Shqiptare, Aleksandri dhe miqtë e afërt hartuan një plan piraterik për të grabitur një plan anije luftarake me qëllim që të largoheshin nga vendi.

Përkundër fatit që s'premtonte ata u nisën drejt Jugosllavisë, ku dhe mbërritën. Të shtënat me mitralozë e bashkëshoqëruan udhën e tyre. Dokumentari është i përzgjedhuri i Shqipërisë për Oscarin e 2024-rës.

Dokumentari u xhiruar në Nju Jork, Shqipëri, Mal të Zi dhe Australi, ndërsa regjisori Ardit Sadiku zbulon se rikthimi i personazhit kryesor në vendet ku kaloi kalvarin e gjatë të vuajtjeve e bëJnë produksionin edhe më të veçantë.

Jehona për përfaqësinë në Oscar, shërben për njohjen e kineastëve ndërkombëtar me prodhimet shqiptare.

Dokumetari do të prezantohet për publikun përmes një turi në kinematë e gjithë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco