SYRI TV/ Ermonela Jaho rikthehet me 'Masterclass': Do të jetë bashkëpunim me studentët

14:20, 03/10/2023
A+ Aa A-

Ermonela Jaho rikthehet për tri ditë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me një masterclass, ku pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe Europa do të mësojnë mbi teknikën fizike të këndimit, të interpretimit e përgatitjes psikologjike të repertorit dhe ndërtimit të një roli. Për sopranon kthimi në Shqipëri e kontributi për vendin është detyrim moral dhe patriotik.

Nga SYRI TV

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho rikthehet në Opera, për të zhvilluar masterclass-in 3 ditor me 22 pjesëmarrës nga Shqipëria, Paris, Serbia, Prizreni, Verona, Prishtina e  Ulqini. Pjesëmarrësit do të mësojnë mbi teknikën fizike të këndimit, të interpretimit e përgatitjes psikologjke të repertorit dhe ndërtimit të një roli.

Sopranoja tha se qëllimi i saj përpos përgatitjes për këndim të pjesëmarrësve është krijimi i një fryme bashkëpunuese dhe interaktive.

Ermonela Jaho, që ka prekur magjinë e Operas në mbarë botën u shpreh se kontributi për Shqipërinë është detyrim moral e patriotik nga ana e artistëve.

Masterclass-i do të ofrohet pa pagesë dhe pjesëmarrësit që nisin nga 18 -40 vjeç do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje.

Gazetare: E. Xhemalaj

Operator: A. Muka

Montazhier: O. Pajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco