'Odeon/ 'Vesha rrezikun si antiplumb', Rita Petro: Poezitë e ndaluara guxova t'i tregoja

22:09, 30/09/2023
A+ Aa A-

Ka nisur në SYRI TV, emisoni kulturor ‘ODEON’ me drejtuese Egla Xhemalaj.

Në puntatën e parë emisioni ka nisur me një intervistë me poeten e pazakontë shqiptare Rita Petro. 

Intervista e dhënë në shtëpinë e poetes, u përqëndrua në disa momente shumë të rëndësishme të jetës së autores, të cilat kanë lënë gjurmë dhe kanë shënjuar të ardhmen e saj.

Gjatë intervistës, Petro tregon për fillimin e saj si autore e re, ku ajo që e bënte të veçantë ishte se edhe i tregonte poezitë, duke marrë pas thashethemet e ndryshme.

‘Në momentin e rritjes në momentin e shpërthimit të gjithë në një farë mënyre bëhemi poetë. Unë kisha një gjë të veçantë se kisha edhe guximin ti tregoja dhe kur tregoja këto poezitë e ndjeja që përflitesha’, u shpreh Petro në intervistën e saj në ODEON.

Pjesë nga intervista: 

Petro: Në momentin e rritjes në momentin e shpërthimit të gjithë në një farë mënyre bëhemi poetë. Unë kisha një gjë të veçantë se kisha edhe guximin ti tregoja dhe kur tregoja këto poezitë e ndjeja që përflitesha. O kjo e ka bërë këtë gjë, ose e ka shkruar poezinë se ka pasur lidhje me siguri me filanin. Një poezi e imja shumë interesante është ‘Ne jemi dy gratë që të presim’ dhe bëri shumë bujë, janë tek libri ‘Vargje të përfolura’, dy gra të cilat duan të njëjtin burrë dhe me vërte bëri bujë pra nuk është problemi se unë shkova rastësisht te libri ‘Vrima’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco