Ndërron jetë kancelari i Kishës Orthodokse të Bostonit, shqiptari Atë Liolin

Ndërron jetë kancelari i Kishës Orthodokse të Bostonit, shqiptari Atë Liolin

12:48, 29/09/2023
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, Atë Arthur Liolin, kancelari i Kishës Orthodokse të Bostonit, një ndër figurat më të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan. Lajmi është bërë me dije nga Mitropolia e Korçës përmes një postimi në rrjete sociale.

Atë Artur Liolin lindi në Nju Jork në vitin 1943 nga prindër shqiptarë me prejardhje nga Boboshtica e Korçës. Ai cilësohet si njeriu që mishëron atributet e një personi me mjaft reputacion në diasporën shqiptare të SHBA. Së fundmi ishte kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare me qendër në Boston dhe vlerësohet si një pasardhës i denjë i Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe.

Atë Arturi ishte martuar me priftëreshën Margarita dhe kanë tre fëmijë: Evans, Elena dhe Emilia.

Studimet e larta i kreu në vitin 1967 për Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin Princeton, ku u diplomua me (Summa cum laude). Gjithashtu, ka bërë studime në Institutin “Albert Schveitzer” në Zvicër në programin: “Kriza në Qytetërimin Perëndimor,” ku përfshihen një sërë hulumtimesh ekonomike, kulturore, historike dhe filozofike.

Atë Arturi ka shkruar mjaft artikuj rreth çështjes shqiptare në gazetën “Dielli,” dhe më tej nëpër revista te ndryshme si “Liria”, Illyria”, “Koha Jonë” etj. Në vitin 1970 u dorëzua në gradën priftërore në Boston ku i ka shërbyer popullit shqiptaro-amerikan. Ai ka organizuar Bibliotekën e Fan Nolit, pranë Kryekishës së Shën Gjergjit në Boston. Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Peshkopatës Ortodokse Shqiptare të Amerikës. Në vitin 1991 At Arturi bëri udhëtimin më të famshëm të jetës së tij, ku meshoi në 22 qytete të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco