‘Te teatri’/ Elsa Demo flet për librin e saj – ja si ka ndikuar shembja e Teatrit Kombëtar

22:56, 26/09/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e kulturës Elsa Demo ishte e ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në Syri TV dhe foli gjatë sa i përket librit të ri të saj titulluar ‘Te Teatri’.

Demo u  vendos nga gazetari Krasta përballë një pyetësori ‘Elsa përballë Elsës’ duke shpjeguar me detaje se ku konsiston libri i saj dhe çfarë mendon ajo se si ka ndikuar vendimi i shembjes së teatrit kombëtar.

Pjesë nga intervista:

Adi Krasta: Ti menjëherë në fillim ke cituar Krista Ëolf-in dhe ke thënë ‘tani që troja nuk ekziston më, jam bërë përsëri trojane’ . Si ta kuptoj në tonalitetit e teatrit ose kulturës?

Elsa Demo: Që humbjet kanë një dimension rritjeje tek personi që do donte t’i shihte ato jo nga perspektiva e diçkaje e cila zhduket përfundimisht. Asgjë nuk zhduket përfundimisht.U shemën një ndërtesë por nuk u shemb teatri. Në rastin e Shqipërisë u shemb ndërtesa por problemet me teatrin vazhdojnë të mbeten të njëjta kështu që për këto probleme unë do vazhdoj do shkruaj.

Në një sens, trojane, do vazhdoj të shoh ato muret e rrënuara të trojës, pse jo edhe ato filiza pas rrënojave mund të dalin. Të mbeten në atë vend ku humbja dhe gjeneza janë bashkë.

Adi Krasta: Elsa, ti si gazetare e kulturës e ndjen veten të mundur në raport me teatrin? Pra, është teatri një ngjarje përfundmimtare, e pandryshueshme?

Elsa Demo: Jo, jo! Besoj se mund ta kem kaluar atë fazën e dhimbjes akute  por unë besoj që dhimbjet nuk zhduken për gjëra që janë vërtet humbje  të rënda, qoftë personale, qoftë  për një shoqëri kolektive. Ato transformohen në një formë tjetër dhe ka shumë rëndësi se si e orienton ti këtë lloj energjie të humbjes.  

Adi Krasta: A ndodhi shkatërrimi i teatrit pasi ishte bërë fërtele  në koncept?

Elsa Demo: Tranzicioni në teatër nuk ka ndodhur, ai kalimi nga një teatër i butë në një teatër kombëtar sepse ishte teatër popullor  që kishte atë formulim statal, tërësisht shtetëror  dhe pas ’90-tën ti do të duhet të kalojë në një fytyrë të re që do të duhet të ishte në konkurrencë  me kompanitë private. Asnjëra nuik ndodhi.  As kompania private nuk e fituan atë statur që do të duhet ta fitonin dhe as teatri kombëtar jo. Sot  e kësaj diskutohet duhet ta kemi trupën stabël apo nuk duhet ta kemi. Ajo që po ndodh me teatrin nuk ka të bëjë as me arritjen e ndonjë qëllimi e as përmbushjen e ndonjë qëllimi por me shkatërrimin e një qëllimi.

Adi Krasta: A do të duhet të kishte Shqipëria më shumë  çiltërsi në raport me vlerësimin  e veprave artistike?

Elsa Demo: Sinqeriteti shkon bashkë me mosbindjen. Në këtë vend të vogël për ti thënë disa gjëra do të duhet të edhe të jetosh evtëm, do kesh më pak miq, por pak nuk është fare, është shumë bukur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco