VIDEO-SYRI TV/ Romani ‘Fati i marrë’ i Besnik Mustafajt, refleksion për mundësitë e Shqipërisë

20:22, 26/09/2023
A+ Aa A-

Shkrimtari Besnik Mustafaj festoi datëlindjen e 65- të. Krijimtarisë së tij iu shtua dhe një titull i ri, një roman distopik. ‘Fati i marrë’ ndërton një histori Shqipërie që nuk ekziston, ndërsa autori thotë se libri është një refleksion i gjatë për mundësitë e Shqipërisë e shqiptarëve e për fatin e tyre. 

Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV

Mes lexuesve të përkorë të veprave të tij, mes familjarëve e miqve, shkrimtari Besnik Mustafaj, festoi datëlindjen jubilare të 65 – të. Një titull i ri i shtohet lëmit të letrave shqipe. Sapo ka njohur dritën e botimit ‘Fati i marrë’.

Intertekstualiteti me ‘Historinë e Skënderbeut’ me zanafillë strofën, që përshkruan fatin e shqiptarëve, shkrihet në dy koncepte, nga njëra anë fati si term oriental, ndërsa i marrë në rrafshin e të paparashikueshmes. Mustafaj sjell një histori të Skënderbeut të rrëfyer nga kryeministri britanik Benjamin Disraeli.

Romani është një refleksion i gjatë për shqiptarët e Shqipërinë e sidomos për fatin e tyre dje dhe sot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco