Dashuria e përjetshme për basketbollin/  Rajmond Rasha, 73 vjeçari prej 57 vjetësh mban ‘gjallë’ pasionin e tij

Dashuria e përjetshme për basketbollin/ Rajmond Rasha, 73 vjeçari prej 57 vjetësh mban ‘gjallë’ pasionin e tij

08:40, 24/09/2023
A+ Aa A-

Është plotë 73 vjeç dhe për 57 vite, palestra është vendi i zakonshëm i qëndrimit të tij.

Rajmond Rasha, sot trajner i basketbollit, edhe pse nuk drejton një ekip aktualisht, vazhdon të punojë me fëmijët, madje ai është shumë modest, edhe pse puna që ai bënë është një mision.

“Për me mbërrit te fjala mision duhet një stash, sot mund ta them që e kam mision, për me e trashëgu tek brezat e ri. Në fillesa si trajner pa eksperiencë me kalimin e kohës me eksperiencë dhe sot meqë nuk jam i shkëputur mund ta quaj vetën me rezerva misionar” tha Rasha.

Edhe pse i ka kaluar të 70-tat topin e basketbollit nuk e ka ndarë asnjëherë nga vetja. Edhe sot e ka të lehtë ta demonstrojë talentin e tij.

“I kam mësu këto gjana, mi kanë mësu bile ma mirë. Egziston një shprehje që cka të mësohet nuk harrohet….. Për me mbërrit deri te ekipi i të rriturve, ndoshta jo në maksimum, me kenë pjestar i ekipit të qytetit të Shkodrës, asht një privilegj i madh, dhe kur topi asht në dorë të kujtohen sakrfiuciat që ke ba, fazat që ke kalu për me mbërri me kenë përfaqësues i ekipit të qytetit të Shkodrës, dmth sukseset lodhjes, përgjegjësisë para spektatorit. Topi dhe sportisti bëjnë një” shprehet Rasha.

Moment të rëndësishëm kujton ndeshjen kundër Partizanit ne vitit 1975 kur aso kohe Vllaznia do luante një pjesë të mirë të lojës me vetëm 3 lojtar dhe Partizani me 5 pjesë e kësaj tresheje të mbetur në parket ishte edhe Rajmond Rasha.

“ Nuk mund të ndërtosh një ekip pa kenë një shoqni e pastër, një shoqni e mirë, një shoqni e konsolidueme. Dhe kjo u vertetu në at ndeshje. Pra me 3 lojtar u përballu një ekip udhëheqës I atyne viteve, për rreth 5 minuta lojë, dhe 2 minuta ata mbeten katër dhe kyci ishte komunikimi me njëri tjetrin, komunikimi me sakrificen, me spektatorin që na ndihmoi shumë atë ditë, është një gjurmë që kujtohet ende edhe sot” shtoi trajnri.

Ishte viti 1976 kur Rajmondi filloi veprimtarinë e tij si trajner I ekipeve zinxhir të meshkujve, të klubit “Vllaznia”

Për shkak të situatës ekonomiko – politiko – sociale, vitet më të vështira në punën e tij si trajner ishin

Por puna dhe përkushtimi i është shpërblyer me ekipet e vajzave të basketbollit të Vllaznisë, duke u shpallur edhe kampion.

” Me vajzat e kemi fituar kampionatin e të rejave pas 31 vitesh. Fituesi për herë të parë i kampionatit me të rejat është i ndjeri Viktor Kçira, mandej jam unë bashkë me Aferditen kuptohet, madej me të rejat është edhe Xhuli që ka dal kampion”, tha ai.

Rajmond Rasha nuk përton aspak edhe tu mësoj basketbollin edhe moshave të ndryshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco