Akademia Mbretërore në Londër befason vizitorët: Duhet të kaloni mes dy modelëve nudo për ta vizituar

Akademia Mbretërore në Londër befason vizitorët: Duhet të kaloni mes dy modelëve nudo për ta vizituar

20:42, 23/09/2023
A+ Aa A-

Akademia Mbretërore në Londër do të befasojë vizitorët e saj këtë vjeshtë. 

Vizitorët që do duan të marrin pjesë në një ekspozitë, duhet të kalojnë midis dy modelëve nudo për të hyrë në të.

Instalacioni është pjesë e një retrospektive të karrierës së artistes serbe Marina Abramovic.

Pjesa e pazakontë u vu në skenë për herë të parë në vitin 1977 nga Abramovic dhe partneri i saj i atëhershëm, Ulay. Dyshja qëndruan afër njëri-tjetrit në një portë, duke i detyruar vizitorët të kalonin mes tyre.

"Kjo është një hyrje sfiduese për ata që nuk janë rehat me lakuriqësinë” - tha artistja. 

Ekspozita në fjalë pritet të fillojë nga data 23 shtator dhe do të vazhdojë deri në Vitin e Ri. Në një intervistë për BBC, Andrea Tarsia, kreu i ekspozitave të Akademisë Mbretërore tha: “Hyrja mes dy interpretuesve të zhveshur i detyron ata të largojnë paragjykimet”.

Ekspozita do të fokusohet edhe në shfaqje të tjera nudo si 'Nudo me një skelet', në të cilën një grua do të shtrihet në tokë me një skelet mbi të për orë të tëra. Vizitorët do të jenë dëshmitarë edhe të disa momenteve nga karriera e Abramoviçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco