Manastiri i Pojanit i fotografuar më 21 shtator 1940

Manastiri i Pojanit i fotografuar më 21 shtator 1940

07:55, 21/09/2023
A+ Aa A-

Më 21 shtator 1940, janë shkrepur këto foto të manastirit të Pojanit.

I gjendur mbi rrënojat e Apollonisë, ky manastir përbën një simbol të vazhdimit kulturor dhe historik. Daton prej shek. të XIII-të, i përket stilit bizantin dhe është konceptuar si një grup arkitektural, duke përmbajtur dekorime me piktura murale dhe një kishë me një hapësirë të brendshme të pazakontë. Ndërhyrja e fundit në konakët e manastirit është bërë rreth viteve 1916-1918 nga misionet luftarake austro-italian.

Ndërsa, afro 30 vjet më parë, ambientet e manastirit u shndërruan në muzeum për të ruajtur statujat që i përkisnin periudhave iliro-helenike dhe romake. Thënë këtë, manastiri nisi të merrte peshën e një qendre të pasur artistike dhe kulturore. Bashkëngjitur, korrespondenca mes Kryesisë së Kishës Ortodokse me Zëvëndësinë Episkopale të Fierit, lidhur me ruajtjen e disa pikturave me vlera arkeologjike në Manastirin e Pojanit. Po ashtu, fotografi të Manastirit të Pojanit, të gjetura në fondin e arkeologut francez, Leon Rey.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco