SYRI TV/ I jepet lamtumira aktorit Lutfi Hoxha, miqtë homazhe në nder të aktorit

17:01, 11/09/2023
A+ Aa A-

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të mirënjohur durrsak, Lutfi Hoxha. miq dhe dashamirës, kryen homazhe për artistin e mbi 100 roleve në teatër dhe kinematografi, duke lënë një pasuri të vyer në artin shqiptar.

SYRI TV

Familjarë, miq, artistë dhe qytetarë të ndryshëm, i kanë dhënë lamtumirën e fundit aktorit të mirënjohur durrsak, Lutfi Hoxha, i ndarë nga jeta në moshën 89 vjecare.

Homazhet u zhvilluan në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”, aty ku aktori i ndierë, Lutfi Hoxha kaloi më shumë se 60 vite të jetës së tij në skenë, duke lënë pas një arkivë të pasur artistike me role në skenë e kinematografi.

Pas homazheve, disa prej miqve dhe bashkëpunëtorëve të aktorit Lutfi Hoxha ndër vite, kanë shprehur konsideratat e tyre për njeriun që numëroi mbi 100 role në skenë.

Mbi 100 role në teatër dhe afro 17 në kinematografi përbëjnë gamën e jetës së tij artistike. Disa prej filmave në të cilat ka interpretuar janë “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini” etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco