Thomas Eftim Stefani -  shefi i misionin amerikan gjatë Luftës II Botërore

Thomas Eftim Stefani - shefi i misionin amerikan gjatë Luftës II Botërore

07:46, 06/09/2023
A+ Aa A-

Më 6 shtator 1959, ndërroi jetë Thomas Eftim Stefani (Tomë Stefani) shefi i misionin Amerikan i zyrës së kordinimit në terren të OSS-së (Zyra e Shërbimeve Strategjike) gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lindi në Boston nga prindër shqiptarë të ardhur nga Korça. Në vitin 1942 bëhet pjesë e ushtrisë amerikane ku më 14 janar të vitit 1943 promovohet si artilier në divizionin e këmbësorisë. Në nëntor të 1943 i bashkohet OSS nën gradën toger i I me detyrën si rekrutues për individë që u bënë zbulues amerikanë për seksionin Shqipëria nën kodin Art.

Pika e tij e ndërlidhjes midis shtabit partizan dhe OSS-së do të ishte Harry Fultz nën kodin Gates.

Fillimisht hidhet në Shqipëri me mision në Tragjas, aty ku pala amerikane kishte stacionuar edhe ndërlidhjen e saj, ndërsa në prill të 1944 atashohet pranë LANÇ në Odriçan nga ku kemi një sërë raportesh të nënshkruara nga ai drejt zyrës së OSS-së të stacionuar në Bari të Italisë.

Në fotografinë e parë shfaqet Tomë Stefani me Spiro Moisiun, si dhe një material ku pasqyrohet prezenca dhe aktiviteti i Tomë Stefanit në Shqipëri.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco