Vdes në moshën 56-vjeçare vokalisti i Smash Mouth

Vdes në moshën 56-vjeçare vokalisti i Smash Mouth

21:25, 04/09/2023
A+ Aa A-

Steve Harwell, vokalisti i grupit amerikan Smash Mouth, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Menaxheri i bandës muzikore tha se këngëtari vuante nga probleme të rënda me mëlçinë.

Smash Mouth u bë i famshëm në vitet ’90 dhe 2000 me disa hite, mes të cilave ‘Walkin’ on the Sun’ dhe ‘I’m a Believer’.

Në vitin 2021, Steve Harwell u largua nga grupi për shkak të problemeve të tij fizike dhe mendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco