Sot, nesër, pasnesër 'Dasma e hatashme' ju pret në Tiranë

Sot, nesër, pasnesër 'Dasma e hatashme' ju pret në Tiranë

11:14, 04/09/2023
A+ Aa A-

Teatri Shëtitës “Çajupi” nis stinën teatrore me komedinë brilante “Dasma e hatashme”.

Pas Ballshit ku u shfaq për publikun, komedia me regji nga Kiço Londo këtë shtator do të jetë tre mbrëmje me radhë në Tiranë.

Në datat 4- 5- 6 shtator në mbrëmje në Teatrin Veror të Liqenit Artificial ju pret dasma më e suksesshme e vitit në Tiranë.

Dasma do të jetë në qiell të hapur.

Vepra e autorit Robin Hawdon ka në role aktorët Julian Deda, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha.

Në dasmën e Jul Dedës që luan Tom në rol, ajo që duket nuk është asgjë në krahasim me atë që ndodh dhe fshihet nga mbrapa dasmës.

Të hënën, të martën dhe të mërkurën ora 20:00 publiku në Teatrin Veror të Liqenit Artificial do të shijojë kaosin marramendës, që u ndodh dasmorëve.

Një tekst mahnitës, kostume fine, aktorë të mrekullueshëm në këtë komedi.

Ngjarjet në veprën teatrore  “Dasma e hatashme” me të cilën Teatri Shëtitës “Çajupi” nis stinën e re teatrore përshkruhen nga një kaos, nga mungesa e qetësisë, nga zgjedhjet gabim, nga çorientimi psiqik dhe fizik i personazheve dhe vetëm ndërhyrja e fortë e dashurisë bën që situata të kthehet në normalitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco