VIDEO/ Vlashent Sata zbulon surprizat për SYRI TV: Shqipëria meriton një art të mirë

19:47, 19/07/2023
A+ Aa A-

Rikthehet sërish Za Fest në qytetin e Shkodrës. Festivali që ka si synim kryesor ruajtjen e traditës vjen në këtë edicion të 7-të me surpriza për dashamirësit e artit.

Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV

Muzika e mirë,  arti pamor dhe rrëfimet gojore mbeten trinomi kryesor i haresë, që shpërndahet tri ditë. Shkodra është sërish kryefjala e këtij edicioni të Za Fest. Festivali zbret nga malet për të shkuar buzë qytetit.

Oborri i Kullës së Sahatit të Iglizit dhe Kalaja e Rozafës janë vendtakimet e organizimit, që ngre siparin më dt 21 korrik.   Vlashent Sata zbulon programin e detajuar të edicionit të 7-të.

Këtë vit nuk do të mungojë as performanca e artistit.

‘Za fest’ rreket të zhvendos vëmendjen e publikut e të ushqejë shpirtrat e tyre me art cilësor.

Festival synon rizgjimin e kulturës si formë prezantimi dhe vënien në pah të modeleve me vlerë për të rinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco