Më 18 korrik 1932, Harry Fultz u largua nga Shqipëria

Më 18 korrik 1932, Harry Fultz u largua nga Shqipëria

07:57, 18/07/2023
A+ Aa A-

Më 18 korrik 1932, Harry Fultz largohet nga Shqipëria.

Drejtori i shkollës teknike amerikane Harry Fultz e la Tiranën pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit. Kjo ishte një masë e ndërmarrë nga mbreti, për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrirjen e ndikimit në vend. Fultz u nis nga porti i Durrësit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike, që e mbante që prej vitit 1922.

“Harry Fultz” u krijua në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan. Pas Luftës së Dytë Botërore, Fultz do të rikthehej në Tiranë si zëvendësshef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbuar më pas nga qeveria komuniste në vitin 1946, si person i padëshiruar.

Në vitin 1948, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës e cilësonte “të papërshtatshëm” emërtimin “Instituti Teknik i Tiranës” për këtë shkollë profesionale të gradës së mesme. Për këtë arsye, Ministria pat vendosur që Instituti të quhej në vazhdim “Politeknikumi i Tiranës”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco