Më 17 korrik 1911 ranë dëshmorë anëtarët e 'Bandës së Lirisë'

Më 17 korrik 1911 ranë dëshmorë anëtarët e 'Bandës së Lirisë'

08:04, 17/07/2023
A+ Aa A-

Më 17 korrik 1911, ranë dëshmorë anëtarët e “Bandës së Lirisë”. Petraq Krastafillaku, Bajazit Rehova, Odisea Kota, Kostaq K. Kosturi, Kristaq Furxhi dhe Nuçi Lapi u vranë duke luftuar kundër pushtuesve osmanë, në betejën e Orman Çifligut.

Nismëtarët që farkëtuan këtë formacion muzikor të Korçës të formuar më 1 tetor 1908 ishin anëtarët e klubit lokal “Dituria Shqip”. Mësuesi i bandës ishte Paskal Anibale, një dirigjent. Një vit pas krijimit, “Banda e Lirisë” kishte himnin e saj me tekst të Hil Mosit dhe me muzikë të Paskal Anibale.

Jetësimi i një bande të paracaktuar për t’i shërbyer çështjes kombëtare nuk ishte i kollajtë. “Qëllimi i kësaj shoqërie do të jetë të punojë me bashkim për të përhapur dhe të mbrodhësuar mësimin të muzikës, të gjimnastikës dhe të valles në mes të shokëvet (të) shoqërisë.”- shkruhej në nyjën 1 të rregullores së “Bandës së Lirisë”, ku vihej theksi tek fryma përbashkuese që synohej të përhapej përmes aktivitetit të saj artistik. Krijimi i klubeve dhe i shoqërive të këtilla qe i pamundur deri më 10 korrikut të vitit 1908, para shpalljes së kushtetutës së re të xhonturqve.

Anëtarët e kësaj bande ishin ndër të parët që zbatuan devizën e rilindasve “Me pushkë dhe penë për mëmëdhenë”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco