Më 15 korrik 1915, u pushkatua Çerçiz Topulli

Më 15 korrik 1915, u pushkatua Çerçiz Topulli

08:00, 15/07/2023
A+ Aa A-

Më 15 korrik 1915, u pushkatua atdhetari Çerçiz Topulli.

Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, në Gjirokastër. Vijimin e shkollimit e ndoqi në Janinë. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”.

Në prill 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut dhe më 1908 anëtarë të çetës së tij vranë komandantin e xhandarmërisë. Në janar 1907 gazeta “Shpresa e Shqipërisë”, boton thirrjen e tij “Nga malet e Shqipërisë”, ku dënonte grabitjen e administratës osmane dhe bënte thirrje për shkëputje nga Perandoria me anë të kryengritjes së armatosur.

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908 punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për hapjen e shkollave shqipe në vise të ndryshme të vendit.

Pas Shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës ku luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.

Më 15 korrik u pushkatua në Shkodër nga forcat malazeze.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco