Shuhet në moshën 94-vjeçare shkrimtari i njohur Milan Kundera

Shuhet në moshën 94-vjeçare shkrimtari i njohur Milan Kundera

11:47, 12/07/2023
A+ Aa A-

Shkrimtari francez me origjinë çeke, Milan Kundera, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

I njohur më së miri për “Lehtësia e padurueshme e qenies” (i cili në vitin 1988 u bë edhe film), Kundera ka fituar çmime të shumta gjatë gjithë karrierës së tij.

Lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur e ka bërë të ditur transmetuesi “Ceska Televize”.

Ai lindi në vitin 1929 në Brno, u largua nga Çekosllovakia komuniste dhe jetoi në Francë që nga viti 1975, ku botoi disa nga veprat e tij më të famshme, duke përfshirë “Libri i të qeshurit dhe harresës”, “Arti i romanit” dhe “Pavdekësia”.

Veprat e tij të mëvonshme, të shkruara në frëngjisht, nuk u përkthyen në çekisht.

Kundera herë pas here vizitonte Republikën Çeke, por gjithmonë në mënyrë të fshehtë dhe nuk foli kurrë me shtypin.

Në bazë të vendimit, pas takimit me kryeministrin e atëhershëm Andrej Babiš, Kunderës iu rikthye shtetësia çeke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco