Më 12 korrik të vitit 100 Para Erës Sonë lindi perandori romak Jul Çezari.

Më 12 korrik të vitit 100 Para Erës Sonë lindi perandori romak Jul Çezari.

07:43, 12/07/2023
A+ Aa A-

Më 12 korrik të vitit 100 Para Erës Sonë, lindi perandori romak Jul Çezari.

Priu me brilancë strategjike një nga perandoritë më të fuqishme dhe më të mëdha që njohu historia. Roma antike ishte e tejshtrirë, aq sa sipas thënies proverbiale, çdo rrugë të shpinte drejt saj. Në sajë të triumfeve ushtarake të shumta, pasi aty ku merrte shenjë ngadhënjente (Veni, vidi, vici), Çezari gëzonte popullaritetit të gjerë dhe figura e tij u mitizua. 

Synimet e pushtetmbajtjes do të diktonin edhe romancat. Lidhja mes Çezarit dhe Kleopatrës ishte pikësëpari e volitshme për të dyja fronet. Megjithatë, dashuria mes tyre ishte e njëmendtë dhe solli si fryt Çezarion. 

Epërsia e pushtetit të tij shekullar ishte e padiskutimtë. “Jepni, pra, Çezarit atë që i përket Çezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë”, pat thënë Krishti kur refuzoi monedhën e ofruar nga farisejtë, duke njohur ligjësitë e “mbretërisë së tokës”. 

Vala e pakënaqësive mes radhëve të senatorëve do të shënonte rrokopujën e perandorit, që nga ana tjetër përkrahej nga popullata e shtresës së ulët dhe të mesme. Ndaj

Perandori u godit 23 herë me thikë nga një grup prej rreth 40 senatorësh, në sheshin e vjetër të Romës “Largo di Torre Argentina". 

Më  poshtë, një dokument që bën fjalë për vendet e përmendura të Shqipërisë në luftën e Jul Çezarit kundër Pompeut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco