VIDEO-SYRI TV/ Në kujtim të albanologut Pierre Cabanes, Neritan Ceka: Kujtojmë të shkuarën e të ardhmen

17:30, 04/07/2023
A+ Aa A-

Një nga figurat që i dha shumë historisë dhe albanologjisë shqiptare Pierr Kabani është përkujtuar nga ish-kolegë e profesorë. Arkeologu Neritan Ceka vlerësoi veprimtarinë e tij në terren e botimet e vyera, që la Cabanes për historinë e Shqipërisë. Për Syri Tv, Ceka u shpreh se me gjurmët e Kabanit kujtohet e shkuara dhe shihet e ardhmja. 

Nga SYRI TV

Në kujtim të albanologut e historianit të njohur Pierre Cabanes në ambientet e Akademisë së Shkencave është mbajtur një veprimtari për humbjen e pazëvendësueshme të tij në fushën e albanologjisë.

Bashkëpunëtor i ngushtë i profesorit, arkeologu Neritan Ceka liston kontributin e tij të vyer, që gjenezat i ka me ekspeditat në terren, për të vijuar me 6 konferencat ndërkombëtare e për të kulmuar me 5 vëllimet për historinë e Shqipërisë.

Pierre Cabanes organizoi edukimin e një brezi të tërë arkeologësh frankofonë, duke i marrë në Univerisitete franceze, shqiptarë të Shqipërisë  dhe shqiptarë të Kosovës. Sipas Cekës tradita vijon edhe sot.

Vepra e tij renditet në vazhën e kontributeve të studiuesve francezë të territorit të Ilirisë së Jugut dhe Epirit në shekullin XIX.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco